Shpellat Bhaxha

Stupa në Shpellat Bhaje

Shpellat Bhaja ose Bhaje janë një grup prej 22 shpellash shkëmbore që datojnë nga shekulli i II p.e.s.[1] që gjenden në distriktin Pune, afër Lonavala-s në Maharashtra. Shpellat janë rreth 122 metra mbi fshatin Bhaja,[2] në një rrugë të rëndësishme të lashtësisë që shkonte nga Deti arabik në lindje në rrafshirën e Dekanit.[3] Mbishkrimet dhe tempulli shpellor janë të mbrojtura si një monument kombëtar nga Archaeological Survey of India me ligj.[4] I përkasin sektit budist Hinayana në Maharashtra.[1] Shpellat kanë një numër stupash, një nga hollësitë e tyre karakteristike. Zbulimi më i rëndësishëm është chaityagrha e saj (Shpella XII), që paraqet prototipin e arkitekturës prej druri dhe një tavan me kupolë në formë patkoi. Vihara e saj (Shpella XVIII) ka një verandë me shtylla përballë dhe është e zbukuruar me relieve unike.[5] Këto shpella janë të shquara për paraqitjen e vetëdijes së arkitekturës prej druri.[1] Skalitjet provojnë se tabla – një instrument me perkursion – përdorej në Indi të paktën prej dy mijë vjetësh. Skalitjet tregojnë një grua duke luajtur me tabla dhe një tjetër grua duke kërcyer.

  1. ^ a b c "Ticketed Monuments - Maharashtra Bhaja Caves, Bhaja". Archaeological Survey of India, Government of India. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2013. Marrë më 5 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Chapter 20 Places of interest". Maharashtra Government - Tourism and Cultural Dept. Marrë më 6 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Later Andhra Period India". Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2018. Marrë më 24 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "List of the protected monuments of Mumbai Circle district-wise" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 22 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ D. C. Ahir: Buddhist sites and shrines in India: history, art, and architecture; 2003, 1st edition, Sri Satguru Publication, Delhi, isbn 8170307740, fq. 191

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search